Statistikat e frikshme, Boni ka hyrë në histori si i vetmi lojtar i Interit që…

Statistikat e frikshme, Boni ka hyrë në histori si i vetmi lojtar i Interit që…

Oct 18, 2025 | 22:28






























Që nga rikthimi i Serisë A me 20 skuadra në sezonin 2004/05, sulmuesi francez Boni, ka hyrë në histori si i vetmi lojtar i Interit që ka arritur të shënojë tre gola dhe të asistojë tre herë në shtatë ndeshjet e tij të para në elitën e futbollit italian.

bandicam 2025-10-18 21-49-14-129

Kjo statistikë tregon ndikimin e menjëhershëm që sulmuesi francez ka pasur te “zikaltrit”, duke u bërë një prej zbulimeve më të këndshme të fillimit të sezonit. Me kontributet e tij të drejtpërdrejta në gola, Boni po dëshmon se mund të jetë një armë e fuqishme në arsenalin ofensiv të trajnerit Kristian Kivu.

Forma e tij mbresëlënëse ka ngjallur entuziazëm mes tifozëve të Interit, të cilët shpresojnë që 20-vjeçari të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në javët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top