Statistikat/ Barcelona ka probleme me skuadrat e mëdha

Statistikat/ Barcelona ka probleme me skuadrat e mëdha

Nov 28, 2025 | 17:09






























Problemet e lojës së Barcelonës bëhen shumë të dukshme kur përballen me kundërshtarë të kalibrit të tyre. Tre ndeshje, kundër PSG-së (1-2) dhe Çelsit (3- 0) në Ligën e Kampionëve dhe një kundër Real Madridit (2-1) në La Liga rezultuan në tre humbje të dhimbshme.barcaKjo është shumë larg nga rekordi i sezonit të kaluar, kur skuadra e Hansi Flik ishte gjithmonë konkurruese. Kundër PSG- së së Luis Enrikes, ata e nisën ndeshjen fuqishëm, por në fund panë skuadrën franceze të rikthehej. Çelsi u tregu një skuadër shumë e fortë dhe e papërballushme nga Barça,si pasojë humbja 3-0 ishte e pashmangëshme.

Në sezonin e parë të Flik, Barça luajti 18 ndeshje të nivelit të lartë në La Liga, “Copa del Rey”, Superkupën Spanjolle dhe Ligën e Kampionëve , duke fituar 11 dhe duke humbur vetëm 3, megjithëse një nga këto humbje ishte eliminimi i tyre evropian nga Interi. Rivalë të tillë si Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit (dy herë), Real Madridit (katër herë), Benfika dhe Atlétiko e Madrid (dy herë) ranë të gjithë nën dominimin e Barçës.

Ky sezon është ndryshe, megjithëse nuk ka dëshpërim në klubin katalanas. Ka kohë për të korrigjuar gabimet. Në La Liga, ata janë vetëm një pikë pas Real Madridit. Në Ligën e Kampionëve, Barça ka arritur vetëm 7 pikë nga 15 të mundshme dhe duhet të fitojnë tre ndeshjet e mbetura nëse duan të përfundojnë në tetë vendet e para. Një objektiv plotësisht i realizueshëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top