Spiropali ‘nën” lupë? Balla ndan detaja nga mbledhja e socialistëve: Debate por…Në fund të korrikut do të merret vendimi për…


Spiropali 'nën" lupë? Balla ndan detaja nga mbledhja e

foto ilustrim: taulant balla-elisa spiropali

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme javore këtë të hënë, prej orës 10:00, të drejtuar nga Taulant Balla, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë nuk është i pranishëm në mbledhje, pasi ndodhet në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ndau detaje nga takimi. Në një prononcim për gazetarët, bëri të ditur se gjatë mbledhjes ka pasur diskutime dhe propozime konkrete për ndryshime ligjore.

“Kemi pasur debate me kolegë për disa ligje, ku kanë propozuar disa ndryshime, amendime. Është normale që deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar të kenë kritika, një koleg me shumë eksperiencë bëri propozimet e tij për një ligj. Kjo është demokracia brenda grupit parlamentar”, tha Balla për gazetarët.

I pyetur në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për deputeten Elisa Spiropali, pas disa postimeve kritike të saj në rrjetet sociale, Balla u shpreh se ekzistojnë rregulla të qarta për vlerësimin e performancës së deputetëve. Ai theksoi gjithashtu se Spiropali nuk ka shprehur qëndrime apo kritika gjatë mbledhjeve të zhvilluara të grupit parlamentar.

“Për performancën e çdo deputeti ka rregull se si bëhet, ku kërkohet edhe përmirësimi i punës apo çështje të tjera. Rregulla që ekzistojnë në çdo parlament europian…Spiropali nuk ka shprehur gjë në mbledhjet e zhvilluara”, u përgjigj Balla.

Pjese nga komunikimi me gazetarët:

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje: A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi

Sipas burimeve, një pikë tjetër e rendit të ditës lidhej me agjendën e Kuvendit që do të mbahet më 23 prill, ku pritet që të zhvillohen plot 5 interpelanca. Fillimisht me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe më pas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Interpelanca këto, të mbartura nga java e shkuar dhe të kërkuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Tre interpelancat e tjera përfshijnë atë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, ministren Evis Sala dhe ministrin Andis Salla.

Pas tensioneve të raportuara brenda partisë javët e fundit, ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka dalë me disa reagime kritikues. Vetëm pak ditë më parë, Spiropali përcolli një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top