“Specialja” në Hagë kërkoi 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria nxorri një mal me m*t, s’po gjej fillin…


"Specialja" në Hagë kërkoi 180 vjet burg për 4

Hashim Thaçi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër dhe me shqetësim të thellë për zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku sot prokuroria paraqiti kërkesën për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Prokuroria Speciale ka kërkuar 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, një vendim që sipas kryeministrit Rama është ‘varrosje për së gjalli të katër burrave’.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: 

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! 

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Sot ka nisur paraqitja e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale të Hagës. Dhënia e deklaratave përmbyllëse do të përfundojë më 18 shkurt.

Prokurorja ëest ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por vetëm për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim në total për 4 ish-krerët e UÇK-së. 

Sipas Prokurorisë së Specializuar, ata akuzohen për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjet e paligjshme, si dhe për krime kundër njerëzimit, si burgosja, aktet çnjerëzore, zhdukjet me forcë dhe përndjekjet. Pretendohet se këto krime janë kryer gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top