Spaleti nis revolucionin, rezervat bëhen protagonistë te bardhezinjtë

Spaleti nis revolucionin, rezervat bëhen protagonistë te bardhezinjtë

Nov 28, 2025 | 16:36






























Ndryshimet e para domethënëse në epokën e Luçiano Spaletit te Juventusi po marrin formë.DSAGPas ndeshjeve fillestare në të cilat trajneri bardhezi kishte respektuar pjesërisht vijimësinë taktike të lënë nga Igor Tudor, sfida në Bodo shënoi pikën e parë të vërtetë të shkëputjes. Aty, për herë të parë, u pa një Juventus i ndërtuar mbi zgjedhjet e tij personale – zgjedhje që, megjithë habinë e parë, rezultuan të sakta dhe efektive. Pesë ndryshime krahasuar me formacionin ndaj Fiorentinës ishin sinjali më i qartë.

Në stol mbetën, të paktën fillimisht, dy nga emrat më të rëndësishëm: Kenan Jildiz dhe Dushan Vlahoviç. Në krye të sulmit u aktivizua Luis Openda, i cili përfitoi nga shansi dhe u shfaq energjik, i gjallë dhe i gatshëm të gjejë golin që ende i mungon me fanellën bardhezi. Statistikat e tij janë të qarta: në pesë ndeshjet ku ka nisur titullar, Juventusi nuk ka pësuar asnjë humbje. Rastësi apo jo, Spaletti duket i bindur se mund të mbështetet tek ai. Rikthim domethënës pati edhe Xhonatan Dejvid, autor i një goli shumë të nevojshëm pas një periudhe të gjatë thatësire. Golat e tij do të jenë thelbësorë në synimin e Juventusit për të rikuperuar terren në kampionat dhe për të marrë një vend në fazën tjetër të Champions League.

Në prapavijë, Spaleti vazhdon të tregojë besim të plotë tek Teun Kopmeiners, i cili po interpreton me disiplinë rolin e mbrojtësit të majtë në një treshe difensive. Me rikthimin e afërt të Bremer, mbetet të shihet nëse trajneri do të ruajë të njëjtën strukturë, por hollandezi ka dhënë sinjale qartësisht pozitive. Dy nga surprizat e mbrëmjes në Bodo ishin aktivizimet e Fabio Miretit dhe Vasilije Adziç. Mireti, i rikthyer nga dëmtimi dhe nga huazimi, dha përshtypjen e një lojtari që po e kërkon me ngulm vendin e tij në mesfushë: qartë, i saktë dhe autor i një asisti të bukur. Adziç, nga ana tjetër, nuk shkëlqeu plotësisht, por Spaleti duket i vendosur t’i japë minuta për të matur potencialin e tij real.

 Ndërkohë Filip Kostiç, protagonisti më i qëndrueshëm i epokës së re, po rezulton një siguri e fortë. Me dy gola dhe paraqitje të një niveli të lartë, ai është shndërruar në referencën më të besueshme të krahut të majtë. Statistikat e deritanishme e vendosin Spalettin mbi Tudor: 1.80 pikë për ndeshje kundrejt 1.27 të kroatit. Rruga është ende e gjatë, por drejtimi duket i qartë: ky Juventus ka filluar të marrë formën e trajnerit të tij të ri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top