SPAK thërret Ballukun të hënën, Rama për Deutche Welle: Drejtësia bën punën e vetë!


SPAK thërret Ballukun të hënën, Rama për Deutche Welle:

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me mediumin ‘Deutche Welle’, teksa ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue. Gazetari i DW e ka pyetur Ramën lidhur me pretendimet e fundit në media, se zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur në SPAK.

Kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë koment ndërsa u shpreh se drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm.

Gazetari i DW: Si i komentoi rastet e fundit lidhur me zonjën Balluku, sepse në të gjitha mediat kam lexuar që ka një thirrje për bisedë apo çfarë është?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës.

Një ditë më parë në raportimet e mediave, thuhej se Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën (27 tetor) mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi, por në lidhje me rastin Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se nuk ka asgjë për të ndarë me median dhe ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. 

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

Poll



Source link

Scroll to Top