SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për IPARD


SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural). Shkresa mban firmën e 45 deputetëve nga opozita.

SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD

DOKUMENTI

Kërkesa vjen pasi kreu i SPAK, Altin Dumani një ditë më parë (27 tetor) gjatë raportimit në Kuvend, deklaroi se është regjistruar një procedim penal për fondet IPARD dhe po bashkëpunohet me OLAF. Dumani deklaroi para Kuvendit se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. Kreu i SPAK pa përmendur emra, u shpreh se po hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme.

Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare. Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit). Nga hetimet OLAF identifikoi keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare. OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top