“SPAK nuk po pengohet, po vepron lirisht”/ Manja: Imuniteti s’mund të jetë privilegj individual, por garanci institucionale!


"SPAK nuk po pengohet, po vepron lirisht"/ Manja: Imuniteti

Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, po prezanton në mbledhjen e grupit parlamentar të PS raportin lidhur me kërkesën e SPAK, që kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukut. 

Sipas Manjës, imuniteti nuk duhet të përdoret si mbrojtje personale, por si garanci institucionale për funksionimin e lirë të Parlamentit. Manja shtoi se Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme, dhe se autorizimi për procedim është akt politik dhe juridik, jo formal.

“Koha kur u bënë kallëzimet në vitin 2024, për shkelje të barazisë në tendera apo ankande, nuk përbën vepër penale korrupsioni. Më pas kemi një zhurmë të madhe që e ka vështirësuar këtë proces. Ne nuk jemi ndalur, pasi respektojmë plotësisht qëndrimin e mbrojtjes dhe besojmë te drejtësia. Në këtë pikë ne i qëndrojmë dhe respektojmë qëndrimin publik, por edhe atë të mbrojtjes së koleges sonë, Balluku.

Sa i takon kërkesës së SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit dhe mbajtje në burg, ne i qëndrojmë qëndrimit tonë. Është me interes për publikun dhe për ju, të nderuar deputetë, që të theksohet një fakt me rëndësi: në vlerësimin tonë jemi bazuar në provat dhe arsyetimet e SPAK dhe i kemi qëndruar besnikë nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale.

Kemi bërë një kontroll kushtetues dhe parlamentar nëse kërkesa e SPAK është strikt proceduriale. Në Këshill kemi pasur diskutime. Nuk u arrit që të dilnim me një raport të përbashkët; opozita ka një qëndrim tjetër. Raporti i opozitës mbron tezën që Kuvendi të mos e vlerësojë masën e sigurisë.

Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias.

Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal, por garanci institucionale për mbrojtjen dhe funksionimin e lirë të Kuvendit. Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme. Ky rol i Kuvendit del qartësisht nëse i referohemi rastit të ndalimit në flagrancë të një deputeti. Kur ai kapet në kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij, drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin. Kur konstatohet se nuk ka vend për procedim, vendoset heqja e masës. Pra, roli i Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është formal.

Imuniteti për hetimin dhe ndjekjen penale nuk ekziston pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2012. Deputeti hetohet, ndiqet si cdo shtetas, ndaj tij mund të caktohen masa sigurimi deri tek arresti. Kushtetua ka ruajtur një imunitet procedural të kufizuar për masat që prekin lirinë personale. Për arrestimin kërkohet autorizim nga Kuvendi, nuk është mburojë penale, por mekanizëm balancues. Deputetja ka një masë sigurie penale, të daljes jashtë shteti. SPAJK po heton lirisht dhe nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit”, tha Manja.

Poll



Source link

Scroll to Top