TIRANË- Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk mund t’i shpëtonte pyejtes për SPAK dhe rreth zhvillimeve të fundit që kanë prekur zyrtarë dhe eksponentë të lartë të politikës. Kryeministri Rama vlerësoi punën e këtij intitucioni, teksa u shpreh se SPAK nuk është opozita e qeverisë. Puna e SPAK, sipas Ramës, po përdoret nga opozita si pikë referimi për të goditur qeverinë.
Pyetje: A është SPAK opozita juaj?
Rama: SPAK nuk është opozita e Qeverisë, është një institucion i ri i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Është një institucion që bën punën e vet. Nuk është opozitë e Qeverisë, por depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita e qeverisë, opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi i opozitës depresive për të goditur Qeverinë. Të tjerë janë betuar dhe stërbetuar se do ta shkrijnë, por se shkrijnë dot se votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vetë. Natyrisht të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë 700 gjellë të ndryshme, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut me presionin e vet dhe dezinformon publikun thellësisht. Askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë, cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK, se e vërteta është krejt ndryshe nga këto që thuhet SPAK nuk është opozita e Qeverisë./ZËRI



