“SPAK konfiskoi mbi 60 mln euro”/ Dumani ‘hap’ dosjen në KLGJ: Proceduam 33 ish-zyrtarë të lartë, 10 të dënuar


“SPAK konfiskoi mbi 60 mln euro”/ Dumani 'hap' dosjen

altin dumani-komisioni i ligjev

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024. Dumani ofroi një pasqyrim të detajuar, duke evidentuar përmisimin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Dumani zbuloi se janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim dhe 10 të tjerë kanë marrë dënim të formës së prerë. 

Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar rreth 66.5 milionë euro, teksa ka pasur rritje të bashkëpunimit me Eurojust. Nga kjo shumë, 43.8% janë pasuri të sekuestruara, ndërsa 56.2% janë pasuri të konfiskuara, ndërsa rreth 45.8% e pasurive të sekuestruara u përkasin zyrtarëve të ndryshëm nën hetim.

“Krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve në hetim për trafik droge është rritur në masën 3.3 përqind. Kjo ka sjellë numrin e bashkëpunimit me Eurojust. Janë ekzekutuar 46 vendime gjykate. Janë hetuar 854 procedime penale. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13 përqind te hetimeve. Janë proceduar 33 zyrtarë të artë, 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja. Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar, është 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, theksoi Dumani.

Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024. I pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë. Më pas, Kryeprokurori Olsian Çela, i cili gjatë raportimi adresoi kritika ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, ku deklaroi se ankohen në ambasada për veprimet e Apelit. Kreu i SPAK, Altnin Dumani është paraqitur pasditen e kësaj të marte në Komisionin e Ligjeve për të raportin e SPAK 2024./ZËRI

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top