Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar! Avokati i Popullit betohet sot në Kuvend, çfarë pritet nga seanca plenare


Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar! Avokati i Popullit betohet sot

kuvend

TIRANË- Parlamenti do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancën e fundit për vitin 2025. Në rendin e ditës janë parashikuar disa pika, të cilat pritet të ndezin debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Avokat i Popullit, Endri Shabani, i cili u zgjodh me firmat e PD-së dhe votat e PS-së, pritet të bëjë betimin zyrtar në këtë seancë. Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit, që ka ndezur debat jo vetëm mes palëve, por edhe brenda opozitës. Endri Shabani u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste. Opozita vendosi të tërheqë firmat, madje duke e konsideruar të kontestueshëm dhe e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Tensione të forta priten në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, pas zhvillimeve të fundit, ku SPAK i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Këshilli i Mandateve është parashikuar të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën, megjithatë debatet kanë nisur më herët pasi, anëtarët ende nuk kanë marrë në dispozicion materialet provuese të SPAK. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ende nuk ua ka vënë në dispozicion këtë material, duke argumentuar se dokumentacioni përmban të dhëna që janë sekret hetimor.

Pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe mocioni me debat lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria për forcimin e politikës së “tolerancës zero” ndaj krimit të organizuar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top