Sot Samiti i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër, të pranishëm Rama dhe Kurti! Zbardhet agjenda


Sot Samiti i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në

Foto ilustruese

LONDËR- Kryqyteti britanik, Londër, do të presë sot Samitin e Berlinit për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen sot për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së. Të pranishëm do të jenë: Kryeministri Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri serb Gjuro Macut, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Gjithashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.

Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.

Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Poll



Source link

Scroll to Top