TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.
Në takim do të marrin pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; Timčho Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Oana-Silvia Țoiu, ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë; si dhe Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.
Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.
Forumi mbledh zyrtarë publikë, institucione evropiane, organizata financiare dhe udhëheqës biznesi. Ata do të diskutojnë lehtësimin e tregtisë, zhvillimin industrial dhe konkurrueshmërinë.
Axhenda
09:45 – 10:00 – Mbërritjet e delegacioneve dhe pritja zyrtare me kafe, në prani të Zëvendës Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
10:00 – 11:00 – Sesioni Ministerial me formatin 1+3, ku do të zhvillohet diskutimi i temës kryesore dhe rreth 7 minuta për secilin pjesëmarrës.
Fjalët e hapjes: Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Radhitja e fjalimeve:
Itali – Antonio Tajani, Zv/Kryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Maqedonia e Veriut – Timčho Mucunski, Ministër për Punët e Jashtme dhe Tregtinë e Jashtme.
Bullgaria – Nikolay Pavlov, Zv/Ministër për Punët e Jashtme.
Rumania – Octavian Şerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri.
Fjalët përmbyllëse: Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
11:00 – 11:05 – Foto familjare
11:05 – 11:35 – Pushim për kafe dhe mundësi për takime bilaterale.
11:35 – 12:20 – Konferencë për shtyp, Sallë Nr.1 (djathtas së Sallës Kryesore).
12:30 – 13:30 – Dreka zyrtare e organizuar nga Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Sallën e Bibliotekës, Pallati i Brigadave.



