Sot, Kuvendi në seancë plenare: 6 interpelanca, opozita përballë 4 ministrave (RENDI I DITËS)


Sot, Kuvendi në seancë plenare: 6 interpelanca, opozita

kuvendi i shqiperise

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Seanca parashikohet me një rend dite të ngarkuar, pasi përfshihen disa interpelanca mes pozitës dhe opozitës dhe shqyrtimin e disa projektligjeve. Mësohet se seanca do të hapet me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të datave 9 dhe 16 prill, si dhe me njoftime të ndryshme procedurale.

Konkretisht, është planifikuar të mbahen 6 interpelanca. Deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelanca me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Tre të tjera janë parashikuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe Erisa Xhixho. Një tjetër interpelancë do të zhvillohet edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me kërkesë të deputetit Zija Ismaili. Në vijim, ministri i Financave, Petrit Malaj, do të jetë pjesë e një seance pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.

Rendi i Ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.4.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.

6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.

7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8.Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.

9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.

12. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

13. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.

14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

15. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Poll



Source link

Scroll to Top