Sot Kryesia e PD! Berishës i mbaron mandati, “neni Basha” s’e lejon të kandidojë-(ZGJEDHJET dhe protestat)


Sot Kryesia e PD! Berishës i mbaron mandati, “neni Basha”

Sali Berisha

TIRANË-‘Tërmet’ pritet brenda Partisë Demokratike, ku dy muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha (22 maj) dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar. Hapat drejt zgjedhjes për kryetarin e ri të Partsë Demokartike, pritet të hidhen sot, ku demokratët do të mblidhen sot në selinë blu. Mbledhja e kryesisë do të fillojë në orën 12:00, ku disa nga çështje më të rëndësishme janë diskutimet për drejtimin e forcës politike, strategjia dhe organizimi për protestën e 22 marsit, si edhe çështje të tjera organizative, duke përfshirë zgjedhjet brenda PD.

“Riformatim në PD”-kjo ishte fraza që ndoqi kreydemokratin Sali Berisha nga zgjedhjet e 11 majit, por a do e ndjekë ‘Nenin Basha’? 

Vorbulla mes opozitarëve po sillet rreth vendit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Disa prej demokratëve të zgjedhur deputetë apo të tërhequr nga radhët e opozitës, kanë kërkuar largimin e Berishës dhe shprehur dëshirën për të zënë postin e kryetarit. Vetë Berisha ka deklaruar se nuk do të respektojë nenin “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin.

Neni parashikon se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. Ky rregull u vendos nga vetë Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike brenda PD-së

Çfarë thotë Neni 46, statuti i PD?

Pika 6- Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i kryetarit është katër vjet. 

Pika 8-Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.

Ndryshimet në Kryesi- Emrat në ‘rrezik’

Ferdinand Xhaferri duhet të lirojë karrigen e tij në kryesinë e PD. Ai u fut për shkak se ishte nën-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës që ishte deputet. Xhaferri është mes demokartëve që mbështeti një lëvizje kundër Berishës. Në gusht të 2025, ish-deputeti u shpreh pro një lëvizjeje të re politike brenda partisë. Xhaferi u shpreh se qëllimi ishte t’i japë PD-së një drejtim të ri.

Kundër Berishës u ngrit edhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili u shpreh se duhet një analizë brenda Partisë Demokratike për analizën e zgjedhjeve të 11 majit, ka hapur diskutim për opozitën. Qosja kërkoi një riformatim të thellë të partisë, nga baza deri në kryesi. Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është shprehur se nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, do të jetë një prej kandidatëve.

Edhe Ervin Salianji pas lirimit të vetmin post të mbetur ka atë në Kryesi. Salianji tashmë ka nisur paralelisht një seri takimesh ku po ngre pikërisht çështjen e përgjegjësisë politike të atyre që kanë humbur zgjedhjet. Lëvizja synon sipas Salianjit, që të bëjë një ringritje të Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve. Ish-deputeti ka theksuar në takime se në statut është parashikuar qartë se, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, kryetari duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një gare të re.

Në pikëpyetje është edhe Gazment Bardhi. Neni 51 i statutit e përcakton qartë se një prej nënkryetarëve është automatikisht dhe kreu i grupit parlamentar të PD. Bardhi i mban për momentin të dyja këto poste. Konkurrenca është e fortë edhe mes Oerd Bylykbashit ose Ivi Kasos.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, brenda PD, deri në këtë fazë asgjë nuk është e sigurt brenda partisë!/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top