TIRANË-Sot mbahet dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Fjalën e hapjes do e mbajë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Kurse fjala kryesore do të mbahet nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Më pas do të zhvillohet paneli “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”. Fjalën hyrëse do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në panel marrin pjesë Albulena Haxhiu, Afrim Gashi, Nik Gjeloshaj, Taulant Balla dhe Enkel Rexhepi.
Paneli 1: Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: Nga vota te përfaqësimi institucional
Paneli 2: Diaspora partner në biznes dhe inovacion
Paneli 3: Diaspora dhe sistemi shëndetësor
Paneli 4: Këndi i librit – ‘Libri si urë identiteti’
Paneli 5: Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?
Paneli 6: Mësimi digjital dhe standardizimi i gjuhës shqipe në diasporë
Paneli 7: Diaspora dhe kërkimi shkencor – programi read
Paneli 8: Zhvillimi lokal dhe rural – A ka rol për diasporën



