“S’më ka nxjerrë Rama të kandidoj”, Braçe: S’po sulmoj kryeministrin, por…Tirana s’po qeveriset prej nje viti


"S'më ka nxjerrë Rama të kandidoj", Braçe:

foto ilustrim: edi rama-bashkia tirane-erion brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ndaj aludimeve të fundit lidhur me kandidimin e tij, duke i hedhur poshtë pretendimet se vendimi i tij ëshë ndikuar nga kryeministri dhe kryesocialisti, Edi Rama. Braçe ka bërë një reagim publik përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se nuk ka pasur asnjë komunikim me Ramën për këtë çështje dhe se nuk është “nxjerrë” nga askush për të kandiduar. Socialisti shton se vendimi i tij bazohet në parime, proces demokratik dhe nevojën për përfaqësim real.

Në reagim, Braçe sqaron se nuk e konsideron qëndrimin e tij si sulm ndaj kryeministrit, duke shtuar ndër të tjera se, fokusi i tij mbetet tek problemet e qytetit dhe funksionimi i institucioneve.

Postimi i plotë i Braçes:

PERGJIGJE TE GJITHA ALUDIMEVE TE DY JAVEVE;
1. NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM
2. NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ
3. INTERESI IM PARIMET, CESHTJET E LIDHURA ME TO, SHERBIMI NDAJ QYTETIT, JO SULMI NDAJ KUJTDO
PO E PERSERIS: UNE NUK LUAJ, NUK TALLEM ME KERKEND,
AS ME QYTETIN E AS POPULLIN E TIJ!
1. JOOO, NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM; Nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari i PS, i pari i barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te Gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une i qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme.
2. JOOO, NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ, NISUR NGA NEVOJA TE TIJ, TE PS NE KETE MOMENT, TE MIAT SI NDER APO QOKE, NEVOJA PER TE LARGUAR NE KETE MENYRE OGERTA MANASTIRLIUN NGA KJO TE THEMI GARE; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une i pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e Asamblese se PS te njesise 5; pra ne strukturat e PS-jo jashte saj, ka qene nje mendim i pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere!
3. JOOO, NUK ESHTE SULM E NUK KAM NDERMEND TE SULMOJ EDI RAMEN PER KETE; Ne kaq vite ne politike e sherbim publik, NUK MERREM ME NJEREZIT, PERSONIN, INDIVIDIN, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, i jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset dhe as po qeveriset prej nje viti. Eshte ne renie te lire ne cdo aspekt, vecanerisht ligji e rregulli, SHERBIMET per popullin e tij. Ky eshte shqetesimi im, ate dua te perball; reformimi i plote i proceseve dhe rikthimi i nje sherbimi me te mire per ta bere qytet te te gjitheve, jo thjesht te atyre qe vetem perfitojne. Pra qellimi im eshte ti kthej qytetit punen qe ne krye te tij, jo sulmin-sulmet ndaj gjithkujt; SIC PO E BEJ CDO DITE NE NJESINE 5 DEPUTETIN QE NUK E KISHTE PREJ 4 VITESH, ASHTU DO TE BEJ KRYEPUNETORIN PER QYTETIN E POPULLIN E TIJ!

Deputeti socialist Erion Braçe gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në njësinë numër 5, 28 mars, është shprehur se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Madje, Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top