“S’kuptojnë vendin e tyre’, Çela kritika prokurorëve tek “Ligjet”: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e Apelit!


"S'kuptojnë vendin e tyre', Çela kritika

Olsian Çela

TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve, ka shprehur kritikave ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, ku deklaroi se ankohen në ambasada për veprimet e Apelit. Në fjalën e tij Olsian Çela ngriti shqetësimin sidomos për prokurorët e rinj, të cilët sipas tij nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e tyre. Ai ka theksuar edhe rolin e Gjykatës së Lartë, që sipas tij, i hedh benzinë zjarrit.

“Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit, kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendon Apeli. Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë thotë që prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli. Ju më thoni sa çështje keni përfaqësuar në GJL, janë 38 çështje,”-u shpreh Çela.

Poll



Source link

Scroll to Top