Skandali i basteve në Turqi/ 11 lojtarë të arrestuar, të përfshirë edhe Gallatasarai me Fenerbahçen

Skandali i basteve në Turqi/ 11 lojtarë të arrestuar, të përfshirë edhe Gallatasarai me Fenerbahçen

Dec 9, 2025 | 13:37






























Futbolli turk është tronditur nga një skandal bastesh që përfshin lojtarë si në divizionin e parë ashtu edhe në atë të dytë. Dje, një gjykatë e Stambollit urdhëroi 11 lojtarë të mbahen në paraburgim, nëntë prej tyre akuzohen për baste në ndeshjet e ekipeve të tyre.

turqi

Metehan Baltaci i Gallatasarait, anësori senegalez i Koniaspor Alassane Ndao dhe Mert Hakan Yandas i Fenerbahçe, janë nën hetim. Ky i fundit i akuzuar për vendosje bastesh përmes ndërmjetësve.

Përveç lojtarëve, nëntë të tjerë, përfshirë presidentët e dy klubeve të divizionit të tretë, u burgosën me akuzën e trukimit të rezultatit të një ndeshjeje gjatë sezonit 2023-24. Të dyshuar të tjerë, përfshirë katër lojtarë të SuperLigës turke, u liruan me kusht. Javën e kaluar, si pjesë e një hetimi të gjerë nga Prokuroria e Stambollit, afërsisht dyzet persona, përfshirë lojtarë, menaxherë dhe gjyqtarë, u arrestuan me dyshimin për trukimin e ndeshjeve dhe baste të paligjshme.

Hetimet kanë çuar tashmë, në fillim të nëntorit, në arrestimin e gjashtë gjyqtarëve dhe presidentit të klubit të divizionit të parë Eyüspor. Federata Turke e Futbollit (TFF) ka shkarkuar gjithashtu gati 150 gjyqtarë dhe ka vendosur sanksione deri në dymbëdhjetë muaj për 25 lojtarë të SuperLigës turke dhe afërsisht 1,000 lojtarë në divizionin e dytë, të tretë dhe të katërt, me qëllimin e deklaruar të pastrimit të futbollit vendas.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top