Skandal në Gjermani, Loredana dhe i dashuri i saj Karim Adeyemi gjobiten me 450 mijë euro, ja për çfarë akuozhen

Skandal në Gjermani, Loredana dhe i dashuri i saj Karim Adeyemi gjobiten me 450 mijë euro, ja për çfarë akuozhen

Nov 16, 2025 | 17:58






























Ylli i Dortmund Karim Adeyemi dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, janë gjobitur me afro 450 mijë euro nga autoritetet gjermane.

Loredana-KARIM

Çifti akuzohen për armëmbajtje pa leje. Mediat gjermane raportojne se në banesën e tyre rreth një vit më parë u gjetën armë pa leje.

Sipas “Bild” rasti lidhet me një kontroll policor të kryer rreth një vit më parë, gjatë të cilit u zbuluan “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet personale të çiftit.

Zbulimi çoi në nisjen e ndjekjes penale, ndërsa Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, 450 mijë euro, që do të paguhen në 60 këste prej 7,500 eurosh.

Mediat gjermane e kanë cilësuar ngjarjen si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”.

Borussia Dortmund reagoi me një deklaratë duke theksuar se klubi “i merr shumë seriozisht të gjitha çështjet penale” dhe është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet. Ende nuk është vendosur nëse do të ketë masa disiplinore brenda klubit.

Mediat gjermane ngrenë dyshime se rasti mund të shtojë presion mbi Adeyemin për sjelljen jashtë fushës, ndërsa klubi mund të nisë një hetim të brendshëm. Futbollisti, megjithatë, vazhdon stërvitjet normalisht.

Sa i përket kombëtares, DFB mund të shqyrtojë situatën, por nuk pritet një dënim i ashpër, pasi bëhet fjalë për posedim dhe jo përdorim të armëve.

Loredana-KARIM

karim adeyemi loredana (10)

karim adeyemi loredana (8)

karim adeyemi loredana (9)

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top