TIRANË- Kryedemokrait Sali Berisha është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa është ndalur në një prononcim për mediat. Berisha deklaroi se opozita nuk do të ndalet deri sa të mbizotërojë ligji, pasi sipas tij, motoja e mazhorancës është “vidh e ik”. Lideri demokrat ka vijuar akuzat për kryeministrin, Ballukun dhe Agasin, ndërsa ëshë ndalur të ky i fundit duke theksuar se është njeriu më intim i Ramës.
“Beteja jonë është për ligjin, kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Balluku nuk vjen në kuvend të informojë për pazarin, siç pata njoftuar tre ditë më parë, se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetë së tij, mes Lindës dhe Lubisë dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.
Kreu i demokratëve Berisha është larguar nga Kuvendi, pas tensioneve të vazhdueshme nga ana e opozitës që çuan deri në mbylljen e seancës. E parashikuar si seanca e fundit e sesionit parlamentar, Kuvendi u mbyll pas një ore tensionesh dhe përplasjesh, ndërsa mazhoranca kaloi në votim rekord projekligjet që ishin në rend dite./ZËRI




