Forma katastrofike që ka shfaqur Fiorentina në këtë sezon ka vazhduar sot me një tjetër humbje, pasi skuadra e njohur është mposhtur 3-1 nga Sasuolo dhe ka mbetur e gozhduar në fundin e tabelës së klasifikimit. Dhe kjo ka bërë që të shpërthejë një kaos i pakontrollueshëm tashmë nga klubi që nuk mundtë ndalë tifozët e vet.

Lojtarë të ndryshëm dhe sidomos partneret e tyre, kanë denoncuar në rrjetet sociale dhe në polici kërcënime me vdekje që kanë marrë ata dhe fëmijët e tyre.
Gruaja e Dodo, Amanda Ferreira, ka bërë publike komentet kërcënuese që ka marrë në rrjetet sociale, ku përfshiheshin edhe fëmijët e saj.
“Tani pritni policinë poshtë shtëpisë tuaj”, shkruante ndër të tjera ajo, duke konfirmuar se bashkë me gratë e tjera të futbollistëve të Fiorentinës, do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të rendit për komente të tilla.

PANORAMASPORT.AL








