Situata delikate te Reali, zërat kundër trajnerit Alonso: Mendon se është Guardiola

Situata delikate te Reali, zërat kundër trajnerit Alonso: Mendon se është Guardiola

Oct 30, 2025 | 12:47






























Çabi Alonso e ka kthyer Real Madridin te fitorja në “El Clasico”. Madrilenët fituan me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës, megjithatë jo çdo gjë po shkon si duhet.

Screenshot 2025-10-30 124142

Në kampin e Real Madridit po vërehet një ndryshim i madh në drejtim pas ardhjes së trajnerit Çabi Alonso. “The Athletic” ka raportuar me burime pranë lojtarëve, që thonë se Alonso është më i ftohtë dhe më i distancuar krahasuar me paraardhësin Karlo Ançloti.

Ançeloti ishte shumë i dashur nga skuadra. “Ai mendon se është Pep Guardiola, por për tani është thjesht Çabi”, u shpreh një person pranë një lojtari të ekipit të parë.

Alonso ka kufizuar praninë e stafit dhe personave të jashtëm gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke kërkuar më shumë privatësi dhe konfidencialitet. Pavarësisht rezultateve pozitive, duket se jo çdo gjë pëlqehet nga lojtarët te Reali.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top