Siti dhe Liverpulit kanë dominuar Premier Ligën në dekadën e fundit, Guadiola: Mezi po pres përballjen me skudrën e Slotit

Siti dhe Liverpulit kanë dominuar Premier Ligën në dekadën e fundit, Guadiola: Mezi po pres përballjen me skudrën e Slotit

Nov 5, 2025 | 15:45






























Pep Guardiola ka ndezur atmosferën para supersfidës së Premier Ligë, duke e cilësuar Liverpulin si “rivalin më të madh të dekadës” për Sitin. Trajneri katalanas tha se mezi pret përballjen, duke e konsideruar si një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.dgffdj

Në një prononcim të bërë, Guardiola u shpreh: “Mezi po e pres ndeshjen me Liverpool. Janë rivalët tanë më të mëdhenj të dekadës.”

Ai theksoi se përballjet me skuadrën e drejtuar dikur nga Jurgen Klop dhe tani nga Arne Slot kanë qenë gjithmonë vendimtare për titullin në Angli. Guardiola shtoi se këto duele kanë ngritur nivelin e futbollit anglez dhe kanë bërë që Premier League të jetë kampionati më i fortë në botë.

Mançester Siti dhe Liverpul kanë dominuar Premier Ligën në dekadën e fundit, duke ndarë shumicën e titujve mes tyre. Rivaliteti Guardiola-Klop është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në historinë moderne të futbollit. Edhe pas largimit të gjermanit, Guardiola vijon dhe e sheh Liverpulin si kundërshtarin kryesor në garën për trofe. Kujtojmë që përballja direkte luhet këtë të dielë, ora 17:00, në “Etihad Stadium”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top