Siria njohu pavarësinë e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan


Siria njohu pavarësinë e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan

Oct 29, 2025 | 19:27






























Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ditën e sotme.

begaj

Në një reagim në rrjetet sociale Begaj shprehet se me këtë vendim Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, ka shkruar kreu i shtetit Shqiptar.

Kujtojmë se Siria, vend në Lindjen e Mesme, është bërë shteti i 120-të i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmin e dha presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se të mërkurën në Riad kanë arritur marrëveshje nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë e ka njohur Republikën e Kosovës.

Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia e njohën atë.

Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.

Siria është bërë tani shteti i 120-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top