Silvinjo sheh nga Superiorja? Pesë futbollistë të Kombëtares e detyrojnë ndaj Anglisë

Silvinjo sheh nga Superiorja? Pesë futbollistë të Kombëtares e detyrojnë ndaj Anglisë

Nov 14, 2025 | 20:42






























Kombëtarja e Shqipërisë do të mbyllë kualifikueset në Grupin K, pikërisht të dielën. Përpara është ndeshja me Anglinë, që vlen për raundin e fundit.

Screenshot 2025-11-14 204004

Kuqezinjtë ia dolën në drejtimin e Silvinjos, që të arrijnë objektivin e vendosur para fillimit të kualifikueseve. Shqipëria do të luajë në “play off” mundësinë, për të shkuar në Botërorin 2026.

Fakt është se sfida me Anglinë, pavarësisht rëndësisë për renditjen e FIFA-s, duhet trajtuar me kujdes. Kjo pasi pesë futbollistë rrezikojnë, që nëse ndëshkohen të dielën me karton të verdhë do mungojnë në gjysmëfinalen e “play off”.

Bëhet fjalë për Mario Mitajn, Juljan Shehun, Rei Manajn, Arlind Ajetin dhe Nedim Bajramin. Për këtë çdo aktivizim i lojtarëve në fjalë do të ishte i çuditshëm, pasi do të rrezikonte shumë.

Me mungesën e pritshme të pesë lojtarëve në fushë, Silvinjos i jepet mundësia që të ftojë futbollistë nga Superiorja. Sfida me Anglinë ndërkohë mbetet vetëm dy ditë larg.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top