Siguria ushqimore, Rama: Do garantohen standardet si në BE, 900 biznese rrezikojnë të mbyllen nëse…


Siguria ushqimore, Rama: Do garantohen standardet si në BE, 900 biznese

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me operatorë të biznesit ushqimor, nga ku theksoi se siguria ushqimore është sfida më e vështirë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Rama e cilësoi si pjesën më të vështirë, ndërsa shtoi se po dialogojnë me bllokun për të shtyrë afatet e plotësimit të kushteve të kësaj fushe përtej anëtarësimit.

Kreu i qeverisë bëri me dije se grupi i BE-së që ka monitoruar pikat e prodhimit ka lënë një sërë detyrash ndërsa shtoi se do të duhet të ndërprveprojnë me 900 subjekte në vend, për të plotësuar standardet që kërkon Unioni përndryshe ata përballen me rrezik mbylljeje dhe përjashtimi nga tregu kur të hyjmë në BE.

“Ajo që e pret sipërmarrjen me këtë proces të anëtarësimit është thikë me dy presa. Nga njëra anë një horizont i ri mundësish, për ata që do të jenë të përgatitur dhe nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk do të jenë të përgatitur. Duke pasur parasysh pjesën më të ndjeshme që është siguria e prodhimeve shtazore, dhe gjithë nënprodukteve, ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që janë të angazhuar, apo investuar qoftë edhe në një baxho të vogël se e nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë se ku janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati nesër.

Lexoj e dëgjoj se procesi i negociatave nuk qenka proces negociatash por proces që marrim urdhra dhe zbatojmë urdhrat dhe asgjë tjetër. Këto i thonë njerëz që s’ia kanë idenë. Procesi i negociatave është proces për gjëra për të cilat ne na duhet pak më shumë kohë dhe një nga gjërat është ajo që lidhet me fushën e sigurisë ushqimore. Për këtë arsye, ne dhe KE negociojmë për një shtyrje përtej momenti të anëtarësimit të afateve kur standardet duhet të jenë 100 për qind ashtu sic i thotë legjislacioni i BE. Por edhe duke marrë në konsideratë se mund t’ia dalim të negociojmë një 5 vjet plus, që nga sot në 3035, nëse në 2030 do të jemi anëtar. Kjo është kohë shumë e shkurtër për t’u përgatitur.”, tha Rama.

“BE ka sjellë një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit, grumbullimit me produktet shtazore. Dhe kanë lënë një sërë detyrash, për të cilat ne përmes inspektoriatit do të duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte në territor dhe që kanë rrezikun shumë të qartë, por që të gjitha jo një e dy, sot n kushtet që janë natyrisht që mes tyre ka disa që me pak gjëra mund t’i plotësojnë standardet dhe shumicë duhet të bëjë më shumë, rreziku i mbylljes dhe përjashtimi nga tregu i stabilimenteve ushqimore që në ditën e anëtarësimit. Kështu që kjo kërkon vetëdijësim, informim”, tha Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top