‘Shumë gjurmë kanë humbur, por ujku mbetet aty’, Rama kritika SPAK: Për shumë vite u soll sikur 21 Janari nuk ekzistonte


‘Shumë gjurmë kanë humbur, por ujku mbetet aty’, Rama

rama homazhe per 21 janarin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë përpara familjarëve të viktimave të 21 Janarit, në 15-vjetorin e tragjedisë, ku 4 protestues u vranë në mes të Bulevardit.  Rama u shpreh përgjegjësit kryesorë të tragjedisë mezi u thirrën për t’u pyetur vetëm pas thuajse 15 vitesh, ndërsa theksoi se historia tregon se krimet shtetërore nuk mbeten pa u ndëshkuar.

“21 Janari është ana tjetër e medaljes së drejtësisë së vonuar, me përgjegjësit kryesorë të tragjedisë që me zi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Unë e kam ditur dhe e kam thënë, është në shumë kronika apo intervista, se 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë”, tha Rama, ndërsa kritikoi edhe SPAK-un, duke deklaruar: “Për vite me radhë edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekzistonte, pavarësisht se bëhet fjalë për kryeçështjen mes çështjeve të lidhura me abuzimet e pushtetit politik në Shqipëri, të cilat SPAK i merret drejtpërdrejt.” Rama tha se shumë gjurmë nga krimi i 21 Janarit janë zhdukur në këto 25 vite, megjithëse ‘ujku mbetet aty’, duke iu referuar Sali Berishës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

21 Janari është ana tjetër e medaljes së drejtësisë së vonuar, me përgjegjësit kryesorë të tragjedisë që me zi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Unë e kam ditur dhe e kam thënë, është në shumë kronika apo intervista, se 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë.

Është shumë interesante historia e krimeve shtetërore, sepse nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pandëshkuar. Por nga ana tjetër është shumë evidente se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror.

Po ama, edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike ndaj krimeve shtetërore, nuk e kam menduar, me thënë të drejtën, se reforma në drejtësi, për të cilën 21 Janari, si një nevojë prioritare e jona për drejtësi, ka qenë një prej burimeve të energjisë sonë për ta çuar atë përpara.

Më pas, me strukturat speciale, nuk do të ngrihej, gjë e paimagjinueshme për mua, asnjë akuzë pas 15 vitesh për katër vrasjet në shesh. Për vite me radhë edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekzistonte, pavarësisht se bëhet fjalë për kryeçështjen mes çështjeve të lidhura me abuzimet e pushtetit politik në Shqipëri, të cilat SPAK i merret drejtpërdrejt.

Vetëm falë këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën.

Pas fjalimit, Rama, deputetë socialistë dhe familjarë të viktimave, vendosën lule pranë vendit ku u vranë 4 protestuesit./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top