Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian


Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-447 të burgosur përfitues të amnistisë do të duhet të presin miratimin nga Brukseli. E ndërsa kjo amnisti e miratuar nga qeveria në dhjetor është parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për tu diskutuar në komisionet parlamentare gjatë muajt Prill, me gjasë kjo nuk do të ndodhë. Burime i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se shtyrja e diskutimit të amnistisë vjen si pasojë e pritjes të një përgjigje nga Komisioni Europian.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga DGR në Komisionin Europian për draft-ligjin e amnistisë njësoj siç është duke u vepruar me projektligjet e tjera të cilat përpara diskutimit në parlament duhet të marrin aprovimin e Brukselit“, theksoi burimi.

Krahas 447 të burgosurve përfitues të kësaj amnistie ulje dënimi do të ketë edhe për  853 të burgosur të tjerë. Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.

Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

 

Poll



Source link

Scroll to Top