Shteti digjital, çfarë do të ndryshojë për qytetarët e Kosovës deri më 2027? Jagxhiu flet për herë të parë

Kosova po hyn në një fazë të re të transformimit digjital, ku synimi është që deri në vitin 2027 gjysma e shërbimeve publike të jenë të qasshme online, duke reduktuar burokracinë dhe duke e afruar shtetin më shumë me qytetarin.
Kështu ka deklaruar Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, në “Përballje Podcast” i cili ka folur për herë të parë për media pas marrjes së detyrës.
Ai ka prezantuar një sërë reformash që pritet të ndryshojnë rrënjësisht sipas tij mënyrën e funksionimit të administratës në Kosovë.
“Plani jonë është që deri në fund të vitit 2027 me i digjitalizu 50 përqind të shërbimeve administrative. Kjo e afekton direkt qytetarin”, tha Jagxhiu shkruan Telegrafi.
– YouTube www.youtube.com
Sipas tij, digjitalizimi nuk është vetëm çështje teknologjie, por një transformim i plotë i qeverisjes, që synon transparencë më të madhe dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve.
“Digjitalizimi nuk ka qëllim në vetvete. Synimi është me ia lehtësua jetën qytetarëve dhe me bo qeverisjen më transparente dhe më efikase”, u shpreh ai.
e-Kosova 2.0 dhe inteligjenca artificiale në shërbime
Një nga projektet kyçe që pritet të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët është avancimi i platformës e-Kosova në versionin e ri 2.0, që do të sjellë më shumë shërbime dhe funksionalitete të avancuara.
“e-Kosova 2.0 do të ketë funksionalitete të reja, përfshirë edhe ato që bazohen në inteligjencë artificiale”, theksoi Jagxhiu.
Sipas tij, inteligjenca artificiale do të përdoret për t’i bërë shërbimet më të shpejta, më të sakta dhe më proaktive për qytetarët dhe bizneset.
Fund kërkesave të njëjta nëpër institucione
Një nga ndryshimet më të mëdha që synohen sipas tij është eliminimi i nevojës që qytetarët të dorëzojnë të njëjtat dokumente në disa institucione.
“Qytetari kur ta japë një informatë shtetit, mos me pasë nevojë me e dhënë të njëjtën informatë disa herë,” deklaroi ministri shkruan Telegrafi.
Kjo do të arrihet përmes ndërlidhjes së sistemeve shtetërore, ku institucionet do të shkëmbejnë të dhëna mes vete pa e ngarkuar qytetarin.
Foto: Ridvan Slivova
Shërbimet sipas jetës reale të qytetarëve
Reformat nuk do të ndalen vetëm te teknologjia, por edhe te mënyra se si organizohen shërbimet. Qeveria synon që ato të ofrohen sipas nevojave reale të qytetarëve, të njohura si “ngjarje jetësore”.
“Ideja është që qytetari, kur ballafaqohet me një ngjarje jetësore, me i marrë të gjitha shërbimet në mënyrë të integruar,” tha Jagxhiu.
Kjo do të thotë më pak sportele dhe më pak kohë e humbur për procedura administrative.
Identiteti elektronik dhe kuleta digjitale
Një tjetër hap i rëndësishëm është lansimi i identitetit elektronik dhe kuletës digjitale, që do t’u mundësojë qytetarëve të kenë dokumentet e tyre në formë elektronike.
“Kuleta digjitale do të lansohet shpejt dhe për fillim do ta përmbajë letërnjoftimin,” bëri të ditur ai.
Ky zhvillim pritet të lehtësojë komunikimin me institucionet dhe të reduktojë përdorimin e dokumenteve fizike.
Sfida globale për Kosovën digjitale
Megjithatë, përkundër progresit, Kosova vazhdon të përballet me sfida në arenën ndërkombëtare digjitale, kryesisht për shkak të mos -anëtarësimit në OKB.
“Fakti që nuk jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara na vendos kufizime edhe në aspektin digjital,” tha Jagxhiu.
Ai theksoi se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me kompani si Google dhe Apple për të përmirësuar prezencën e Kosovës në platformat globale.
Për më shumë ndiq podcast të plotë. /Telegrafi/.
Nga
Telegrafi
5 minutes ago
`;
}
// This is the NEW lazy-load behavior you pasted, but done safely from JS
function attachLazyGpt(slotId) {
const el = document.getElementById(slotId);
if (!el) return;
// Prevent double init
if (el.dataset.lazyInit === “1”) return;
el.dataset.lazyInit = “1”;
// Wait until required libs exist (inView + GPT + stpd)
let tries = 0;
const boot = () => {
tries++;
if (
typeof window.inView !== “function” ||
!window.googletag ||
!googletag.cmd ||
!window.stpd ||
!stpd.que
) {
if (tries < 80) return setTimeout(boot, 100);
return; // give up silently
}
// Lazy-load once when entering viewport
inView(`#${slotId}`).once(“enter”, (function () {
googletag.cmd.push(function () {
// Extra guard: only define/display once
const node = document.getElementById(slotId);
if (!node || node.dataset.gptInitialized === “1”) return;
node.dataset.gptInitialized = “1”;
// Your new code defines the slot on enter
googletag
.defineSlot(
`/22646657118/${slotId}`,
[[300, 250], [250, 250]]
,
slotId
)
.addService(googletag.pubads());
googletag.display(slotId);
stpd.que.push((function () {
stpd.initializeAdUnit(slotId);
}));
});
}));
};
boot();
}
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
if (adIndex >= adSlotIds.length) break;
const block = allArticleParapgraphs[i];
// Optional: inject immediately after image-based rebellt items
if (
INJECT_AFTER_IMAGE_REBELLT_ITEM &&
block.classList.contains(“rebellt-item”) &&
block.querySelector(“img”)
) {
const slotId = adSlotIds[adIndex];
if (!document.getElementById(slotId)) {
block.insertAdjacentHTML(“afterend”, createAdPlaceholder(slotId));
attachLazyGpt(slotId);
adIndex++;
}
continue;
}
// Normal cadence: every N blocks
if ((i + 1) % INJECT_EVERY === 0) {
const slotId = adSlotIds[adIndex];
if (!document.getElementById(slotId)) {
block.insertAdjacentHTML(“afterend”, createAdPlaceholder(slotId));
attachLazyGpt(slotId);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme









