Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, reagon Izraeli: Historike!


Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, reagon

Gideon Sa’ar-kuvendi-votimi i rezolutes

TIRANË- Izraeli ka reguar pas miratimit të rezolutës së Shqipërisë për shpalljen e Iranit si shtet financues i terrorizmit. Reagimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”. Ministri izraelit shpreh vlerësimin për kryeministrin Rama dhe Parlamentin shqiptar, duke e quajtur rezolutën ‘historike’.

“Vlerësoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit si një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Kjo është edhe një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan Sa’ar.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Rezoluta u miratua pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët lajmëruan një ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Rezoluta dënon sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte ndaj Kuvendit dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top