Shqipëria për histori, luajmë me sytë në Londër dhe presim “dhuratë” nga Anglia

Shqipëria për histori, luajmë me sytë në Londër dhe presim “dhuratë” nga Anglia

Nov 13, 2025 | 9:37






























Shqipëria ka sot shansin e madh për t’u kuali fikuar për herë të parë në histori në “Play Off” të Kupës së Botës.

KOMBETARJA A

Për ta bërë këtë ëndërr realitet, kuqezinjtë duhet të fitojnë në mbrëmje ndaj Andorrës, e mundësisht me goleadë për të mos i lënë në dorë asgjë rastësisë. Paralel me Shqipërinë, do të luhet edhe ndeshja direkte e grupit tonë, ajo mes Anglisë dhe Serbisë, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Uembli”. Kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës, e njëkohësisht të shpresojnë se Anglia do të mundë Serbinë.

NDESHJA- Sfida mes Shqipërisë dhe Andorrës, do të luhet në qytetin e Enkamp në Andorra, në stadiumin ndërkombëtar të Andorrës, “Estadi FAF”. Sfida do të nisë në orën 20:45 dhe për skuadrën tonë kombëtare, do të jetë e parafundit në grup, por me shumë gjasa mund të jetë edhe e fundit me rëndësi për rezultatin, pasi një fitore e jona dhe një humbje e Serbisë ndaj Anglisë, do të sillte kualifikimin tonë.

GJENDJA E SKUADRËS– Ditën e djeshme, skuadra ka udhëtuar në drejtim të Andorrës. Prej ditësh, kuqezinjtë kanë qëndruar të grumbulluar në qytetin e Barcelonës, ku edhe kanë zhvilluar seancat stërvitore në prah të takimit ndaj Andorrës. Skuadra ka qenë e plotë nën urdhërat e trajnerit Silvinjo dhe fatmirësisht, edhe në stërvitjen e fundit që kuqezinjtë kanë zjvilluar, kna ëmunguar dëmtimet dhe ekipi duket në gjendje shumë të mirë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. MOTI- Sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë do të luhet në temperatura relativisht të ulëta. Gjatë fillimit të ndeshjes, temperaturat pritet të jenë rreth 7 grandë ndërkohë që mund të zbresin edhe me 2 gradë deri në përfundim të takimit. Megjithatë, pozitiv është fakti se do të jetë kthjellët dhe nuk pritet që të ketë reshje shiu.

PARASHIKIMET- Si rrallë herë deri më tani, kuqezinjtë parashikohen si fitues absolutë të këtij takimi, për më tepër duke parë faktin se luajmë në transfertë. Kështu, kompanitë e basteve e kanë kuotuar fitoren e Shqipërisë me koeficient jashtëzakonisht të ulët, që shkon deri në 1.2. Ndërkohë, një fitore e mundshme e Andorrës, është kuotuar me koeficientin e lartë 22, gjë kjo e rrallë për ndeshjet e Shqipërisë. Një koeficient të lartë që shkon deri në 6, ka barazimi.

TRANSMETIMI- Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë, do të transmetohet në Supersport dhe KLAN TV.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top