Shqipëria “nxënëse e dalluar” nga BE, Rama: Do të ulemi të barabartë në tryezën europiane


Shqipëria "nxënëse e dalluar" nga BE, Rama: Do të

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim në Komisionin për Punë të Jashtme, Marta Kos. Gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, Kos ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian. Në një reagim në platformën X, kreu i qeverisë shqiptare shprehet optimist se do të bëhet e mundur që Shqipëria të ulet e barabartë në tryezën e BE

“Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.”, shkruan Rama. 

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian. Sipas Kos, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë vendet me progresin më të lartë, ndërsa veçon Malin e Zi, si vendi më i përgatitur. 

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit. Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë. Mali i Zi më i avancuari, dhe më i përgatituri drejt zgjerimit.”, tha Kos.

Më herët u publikuar dhe dokumeti i progres-raportit për Shqipërinë. Në raport vlerësoheshin hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top