Shqipëria nuk ndryshon, Silvinjo i fiksuar me emrat! Ja kush s’ka shijuar fanellën

Shqipëria nuk ndryshon, Silvinjo i fiksuar me emrat! Ja kush s’ka shijuar fanellën

Oct 17, 2025 | 21:44






























Shqipëria fitoi 2 ndesh jet e tetorit, ku pady shim e rëndësishme për nga vlera e fitores ishte ajo në Leskovc ndaj Serbisë, megjithatë çdo fitore ka vlerën e saj. Ndaj Jordanisë, Silvinjo i dha mundësinë që të debutojnë Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi, të dy këta lojtarë të afruar rishtazi në Kombëtare.

silvinjo

Risitë në Kombëtare, në fakt janë diçka që nuk ndodhin shpesh, të paktën në kohën e Silvinjos megjithatë ato pak lojtarë që kanë ardhur rishtazi me brazilianin, kanë shkëlqyer dhe janë kthyer në protagonistë.

Sakaq, Silvinjo është i fiksuar me lojtarët e tij dhe kur bëhet fjalë për ndeshje zyrtare, ai e ka mendjen e ndarë se kë do të aktivizojë, pavarësisht ftesave që mund të ketë dërguar ose lojtarëve që kanë minuta me klubet e tyre apo jo dhe këtë e ka treguar shpesh herë.

LOJTARËT PA MINUTA

Silvinjo ka grumbulluar me Shqipërinë plot 54 futbollistë që nga dita kur është emëruar trajner i skuadrës, nga të cilët shumë i ka gjetur te Shqipëria e disa të tjerë i ka ftuar për herë të parë.

Nga këto 54 futbollistë, 8 prej tyre kurrë nuk e kanë pasur mundësinë që të debutojnë dhe bëhet fjalë për lojtarë që kanë kontribuuar në Kombëtare, siç mund të jetë Roshi apo Lenjani, ndërkohë që lojtar që nuk arriti të debutonte me kuqezinjtë, ishte edhe Adrian Bajrami që nuk u aktivizua në zyrtare dhe vendosi të largohej për të luajtur me Zvicrën, teksa luajti vetëm 3 ndeshje në kohën kur trajner i Shqipërisë ishte Edi Reja, por miqësore.

Të shumtë janë edhe ata lojtarë që mund të jenë aktivizuar në vetëm një ndeshje dhe më pas janë “harruar” nga trajneri brazilian, duke i lënë pa ftuar si rasti i Abrashit, Çunit apo Armando Sadikut.

MË TË AKTIVIZUARIT

Silvinjo ka lojtarët e tij të besuar që nga koha kur është emëruar si trajner dhe rekordin e minutave si lojtar kuqezi, mban Kristjan Asllani. Mesfushori i Torinos, ka luajtur 29 ndeshje, aq sa edhe Nedim Bajrami, por ndryshe nga Bajrami, mesfushori Asllani ka 500 minuta më shumë në këmbë, duke u preferuar shpesh herë titullar dhe duke luajtur madje 90 minuta, ose e thënë ndryshe me një mesatare prej 85 minutash prej ndeshje.

Ky rekord për Asllanin dhe Bajramin, është i jashtëzakonshëm duke parë faktin se vetë trajneri ka drejtuar kuqezinjtë për 30 ndeshje, me dy lojtarët që kanë munguar në vetëm 1 ndeshje. Sakaq, minuta të shumta ka pasur edhe Mario Mitaj. Mesfushori është aktivizuar me Shqipërinë në 26 ndeshje, por ka luajtur 2283 minuta, 200 më pak se Kristjan Asllani, por me mesatare prej 87 minutash për ndeshje.

“TË HARRUARIT”- Në epokën Silvinjo, rastet më të veçanta janë ato të Taulant Seferit, Ernest Muçit dhe padyshim Etrit Berishës, me këtë të fundit që mungon në Kombëtare prej 1 viti, duke u aktivizuar për herë të fundit në ndeshjen Lihtenshteint e fituar 3-0 nga skuadra jonë, teksa në ndeshje zyrtare ka luajtur 2 vite më parë kundër Moldavisë.

Portieri është aktivizuar në 6 ndeshje dhe që pas Europianit, Berisha nuk është ftuar më në Kombëtaren kuqezi. Sakaq, aventura e Seferit me Kombëtaren është stopuar në Ligën e Kombeve, ku u aktivizua 1 minutë në ndeshjen e fundit ndaj Ukraniës dhe që nga ajo ndeshje, ai nuk është ftuar më. Para Ukrainës, Seferi ishte zakonisht pjesë e kuqezinjve duke marrë edhe minuta të konsiderueshme. Muçi është një tjetër lojtar i aktivizuar nga Silvinjo në 14 ndeshje, por dëmtimi i fundit para Gjibraltarit, bëri që të humbiste ndeshjet e shtatorit, teksa në tetor Silvinjo nuk e grumbulloi.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top