TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot iniciativën e re për Identitetin Digjital, që do të jetë në dispozicion të publikut në fillim të vitit të ardhshëm. Në prezantimin zyrtar, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë një vitë përpara Bashkimit Europian, pasi BE ka caktuar si afat vitin 2027.
“Një tjetër moment i shumë pritur dhe mirëpritur se prej disa kohësh jemi angazhuar me shumë dëshirë por edhe me ambicie si gjithmonë për të krijuar identitetin dixhital, i cili është baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut dhe të raportit mes qytetarit e shtetit dhe të ekonomisë tonë në fillim të vitit të ardhshëm. BE po ashtu po përgatitet për identitetin dixhital, dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre dixhital.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria e 2030-ës do të jetë ndryshe nga sot, në një nivel krejt tjetër. Sipas Ramës, përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, jeta e qytetarëve do të lehtësohet shumë. Rama tha se përmes teknologjisë dhe AI do të krijohen kushte më të mira dhe cilësore në disa sektore, si ai shëndetësor, arsimor dhe ai i transporteve.
Ne besojmë shumë te teknologjia e inovacionit, duke u bërë vendi lider në rajon për shërbimet publike duke u mbështetur tek inovacioni. Tani jemi të angazhuar në një punë për të krijuar acilator që do të mbështesë ministren tonë të jashtme, që do të na ndihmojë në çdo sektor për të kapërcyer sfidat. Nga paraja cash tek ajo digjitale do të thotë më shume siguri, transparencë dhe më shumë të ardhura për konsumatorin. Besojmë që përmes teknologjisë dhe AI kemi premisa për të krijuar kushte më të mira dhe cilësore për trajtimin shëndetësor, pa dyshim për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar dhe sistemin tonë të transporteve.
Dua të theksoj që po ecim me hapa të shpejtë lidhur me zbatimin e projektit të madh që do të na ndihmojë të digjitalizojmë përmes kamerave, monitorimin e trafikut, duke nisur nga Tirana. Do të kemi një pamje shumë më mbështetëse sa i takon mbledhjes së të dhënave, luftës kundër kriminalitetit. Ne do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky që jemi sot. Të lehtësojmë përditshmërinë e qytetarëve me më pak konsum kohe dhe energjie”, tha kryeministri Rama.



