“Shqipëria në një moment vendimtar”/ Gonzato: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar


"Shqipëria në një moment vendimtar"/ Gonzato:

Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Gonzato e vlerësoi si një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit, duke theksuar se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian.

“Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas zgjedhjeve të majit, vendi ka një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetes një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit në BE,” tha Gonzato.

Kreu i BE-së theksoi se kjo ambicie është e përbashkët për të dyja palët dhe anëtarësimi në BE mbetet një objektiv kombëtar që gëzon mbështetjen e gjithë spektrit politik në Shqipëri. 

“Ashtu siç e tha edhe kryetari i Kuvendit, Peleshi, kjo është një ambicie e të dyja palëve, pra anëtarësimi në BE mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetje të gjerë në gjithë spektrin politik. Së bashku ndajmë bindjen se procesi i anëtarësimit është një proces shndërrues. Mbështetja politike për këtë rrugëtim lidhet me aspiratën e mbi 90% të qytetarëve shqiptarë që duan integrimin europian. Për të përmbushur këtë pritshmëri, kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave politike,” u shpreh ambasadori Gonzato.

Poll



Source link

Scroll to Top