Shqipëria humbi 0-2 kundrejt Anglisë, Rama: Faleminderit pavarësisht rezultatit! Skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh

Shqipëria humbi 0-2 kundrejt Anglisë, Rama: Faleminderit pavarësisht rezultatit! Skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh

Nov 16, 2025 | 21:29






























Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në avantazh të Anglisë.

Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama

Me ndeshjen e kësaj të diele, Shqipëria mbylli  me një humbje 2-0 në shtëpi përballë Anglisë ecurinë e saj në kualifikueset e Botërorit 2026. Skuadra kuqezi, u mposht pas një ndeshje të luajtur me guxim si rrallëherë më parë përballë “tre luanëve”, ku në fund diferencën e bëri cilësia e Herri Kejn.

Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon kombëtaren shqiptare, pavarësisht rezultati që shënoi sot.

Kryeministri thekson se skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

Postimi i plotë

FALEMINDERIT
Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit
Tani pllei ofi
FORCA SHQIPËRI

vijon…

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top