Delis Gjeci do të firmosë kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me Interin. Këto janë raportimet e fundit nga Italia për talentin shqiptar, i cili ka debutuar në “UEFA Youth League” dhe po ashtu te Primavera.

Shqipëria akoma nuk e ka bindur 16-vjeçarin, që t’i bashkohet ngjyrave kuqezi. I lindur në Itali, Gjeci është aktivizuar me moshat e “axurrëve”.
Këtë sezon po spikat, pasi anësori i sulmit është aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar katër gola dhe asistuar tre të tjerë. Gjeci do të marrë maksimumin e pagës së lejuar për lojtarët e akademisë, siç raportohet.
Interi tregon vlerësimin e tij, ndërsa Gjeci po ashtu shfaqi besnikëri gjatë verës. Dhe pse u tha se do të kalojë tek Empoli, sërish “xhevahiri” i akademisë së zikaltërve nuk u largua.








