Enzo Mareska shikohet si pasuesi i Pep Guardiolës te Mançester Siti. Kjo lëvizje e bujshme në Angli mund të marrë jetë që në verë.

Guardiolës i përfundon kontrata në vitin 2027, megjithatë nuk do të jetë çudi që rrugët të ndahen. E njëjta gjë mund të thuhet për Mareskën, që te Çelsi është me kontratë deri në vitin 2029.
Çelsi aktualisht mban vendin e katërt në Premier Ligë. Edicioni po konsiderohet i suksesshëm, pasi i kaluari ishte mjaft i vështirë.
Guardiola ndërkohë do i jepte fund një periudhe 10-vjeçare, që e shoqëroi në Mançester. Me gjashtë kampionate të fituara nga viti 2018, është padyshim trajneri më i mirë i viteve të fundit.
PANORAMASPORT.AL







