Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Bajram Begajt


Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi

erion veliaj ne gjykaten kushtetuese

TIRANË- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca ku do të diskutohet mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt. Vetë Veliaj është i pranishëm në seancë, së bashku me dy avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Ermal Dokushi. Të pranishëm si palë e interesuar në këtë proces janë edhe përfaqësuesit e institucionit të presidencës. Këta të fundit, kërkuan që Gjykata Kushtetuese të heqë dorë nga pezullimi i dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në proces janë edhe përfaqësuesit e këshillit të ministrave. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, në lidhje me kërkesën e presidentit, për pezullimin e dekretit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas përfaqësuesve të presidencës, mbështetur dhe nga këshilli i ministrave, pezullimi i dekretit për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që mbrojtësit e Veliajt nuk ishin të të njëjtit mendim. Avokatët e tij u shprehën se sa kohë që është në shqyrtim vendimi i shkarkimit, në Tiranë nuk mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tërhoqi trupën gjykuese, për të dhënë një vendim mbi kërkesën e presidencës./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top