“Shihemi në Botëror”, Tuhel nuk i kursen elozhet: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne…

“Shihemi në Botëror”, Tuhel nuk i kursen elozhet: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne…

Nov 16, 2025 | 20:30






























Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel,

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top