Sherr me lojtarët në pushimin e ndeshjes ndaj Lacios, zbulohen prapaskenat e largimit të Tudor nga Juventusi

Sherr me lojtarët në pushimin e ndeshjes ndaj Lacios, zbulohen prapaskenat e largimit të Tudor nga Juventusi

Oct 27, 2025 | 19:54






























Igor Tudor është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Juventusit, por lajmi ishte “në ajër” që pas ndeshjes së humbur ndaj Lacios në natën e të dielës. Ekipi nuk dha sinjalet që priteshin dhe tekniku nuk u duk shumë i qetë pas sfidës së humbur me shifrat 1-0.

TUDOR

Të gjithave i është shtuar edhe një situatë e pazakontë që është zhvilluar në pushimin e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Olimpico”.

Sipas mediave italiane, në dhomat e zhveshjeve, Tudor kishte një përballje shumë të ndezur me lojtarët e tij, për paraqitjen që kishin dhuruar në fraksionin e parë të lojës.

Sigurisht, nuk ishte ajo që vendosi shkarkimin e kroatit, por është e qartë se situata ishte bërë e papërballueshme dhe se e vetmja zgjidhje ishte ndarja mes palëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top