Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në pritat lumore! Kreu i Emergjencave: Do ndërhyjmë për krijimin e aksit të ri


Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në pritat

pirro vengu-haki cako

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu po mban sot një konferencë për shtyp ku po diskutohen një sërë çështjes të rëndësishme, që nga dëmshpërblimi i qytetarëve nga përmbytjet, tek forcimi i mbrojtjes, investimet në infrastrukturën parandaluese e deri tek kontributi i Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.

Situata kritike në aksin Librazhd-Prrenjas është një nga çështjet kryesore dhe më të diskutueshme të ditët e fundit, pasi shkatërrimi në atë segment ka shkaktuar bllokimin e juglindjes së vendit. Ministri Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen.

“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se emergjencat civile janë në gatishmëri të plotë. Çako ka thksuar se shumë shpejt do të kryhet ndërhyrja për hapjen e një aksi të ri rrugor. 

“Bllokimi i aksit, Librazhd-Prrenjas, Agjencia Kombëtare Civile ka marrë përgjegjësitë e saj, në bazë edhe të kërkesës së ARRSH, për këtë problematikë që ka krijuar imapkat edhe në bllokimin e lëvizjes. Duke qenë se ka dalë e nevojshme që të ketë një gatishmëri të emergjencave civile në zonë, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, Emergjencat Civile kanë komunikuar për një gatishmëri të menjëhershme të Forcave të Armatosura, Policisë dhe shërbimit mjekësore. Të gjitha institucionet që janë angazhuar kanë arritur në përfundimet e tyre, në krijimin e një aksi të ri. Ministria e Mbrojtjes është e gatshme që t’u vijë në ndihmë, në këtë problematikë për shkak të rrëshqitjes të tokë. Shumë shpejt me një vendim të Këshillit Teknik do të ndërhyhet për krijimin e një aksi të ri rrugor për të eliminuar këtë vështirësi”, tha Çako. 

Poll



Source link

Scroll to Top