Sheikët miliarderë si shqiptarët? FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Sheikët miliarderë si shqiptarët? FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Dec 20, 2025 | 7:32






























Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa duket edhe klubet që kanë fonde thuajse të pakufizuar, vuajnë probleme të tilla.

sdfsdfdsfsdfsdf

FIFA ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e klubit të Al Nasr në Arabinë Saudite, një nga klubet padyshim më të forta financiarisht pasi sheikët i paguajnë qindra miliona euro në vit lojtarëve si Kristiano Ronaldo e Zhoao Feliks. Nuk bëhet e ditur se për cilën arsye është kryer ky bllokim, por nuk specifikohet se sa do të jetë e bllokuar merkato.

Zakonisht FIFA kryen bllokime të tilla për vonesa në pagesat e prapambetura pas humbjes së gjyqeve ndaj lojtarëve e ish-lojtarëve, por edhe për parregullsi në nënshkrimin e futbollistëve apo aktivizimin e tyre. Al Nasr kishte vuajtur një gjë të ngjashme në vitin 2023 kur e bllokoi për tre dritare të merkatos pas parregullsive në firmën me Ahmed Musa.

Zgjidhja erdhi pasi Al Nasr pagoi 2 milion euro gjobë. Një luks që padyshim klubet shqiptare si Vllaznia, Kukësi, Kastrioti e Oriku nuk e kanë nëse dëshirojnë të zhbllokojnë shpejt merkaton e tyre në janar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top