‘Sezoni’ i zjarreve! Ministri i Mbrojtjes: 1 mld lekë për mbrojtjen civile, s’janë ndalur trajnimet


'Sezoni' i zjarreve! Ministri i Mbrojtjes: 1 mld lekë për

pamje nga konferenca

TIRANË-Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi prezantoi sot në një konferencë për shtyp, prioritetet strategjike dhe angazhimet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e sigurisë kombëtare, modernizimit të Forcave të Armatosura dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Gjatë fjalës së tij Nufi deklaroi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, pritet të angazhojë trupat e saj paqeruajtëse në Gaza. Ministri i Mbrojtjes tha se ende nuk ka një vendimmarrje konkrete pasi pritet sqarimi lidhur me kushtet specifike që do të kërkohen. Edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, theksoi se aktualisht nuk ka trupa të dislokuar në rajon.

Ermal Nufi: Kemi dërguar një skuadër për të parë situatën në Gaza, kemi një propozim nga Shtabi i Përgjithshëm se cili do të jetë angazhimi jonë. Ky angazhim do të jetë i ndarë në nivele e faza sepse Shqipëria ka një eksperiencë shumë të madhe në fushën e misioneve ndërkombëtare, djemtë dhe vajzat tona kanë shërbyer në konfliktet ndoshta më të rrezikshme në botë. Kemi angazhim në Irak, Bosnje, Afganistan, Letoni, forca tona që kanë humbur jetën në këto misione. Ushtria shqiptare, Shtabi dhe komandat kanë nivel përgatitjeje për çdo mision, përfshirë edhe atë në Gaza, pavarësisht se ka rrezikshmëri të shtuar, për shkak të përfshirjes së disa aktorëve.

Nufi foli edhe për masat që janë marrë në prag të sezonit veror, i cili thuajse çdo vit shoqërohet me zjarre masive apo problematika të tjera. Sa i përket situatave në vitet e kaluar, ministri u shpreh se këtë vit është forcuar monitorimi në terren, koordinimi me Policinë e Shtetit dhe janë rritur kapacitetet njerëzore teknike. 

Ermal Nufi: Janë forcuar strukturat në nivel qarku, është rritur bashkërendimi institucional, janë përditësuar planet e reagimit, janë identifikuar zonat me rrezik të lartë, është forcuar monitorimi në terren, koordinimi me Policinë e Shtetit dhe janë rritur kapacitetet njerëzore teknike. Kemi një fond për mbrojtjen civile, i cili për vitin 2025 ka qenë diku 800 milion lekë, ndërsa për 2026-ën parashikohet të arrijë deri në 1 miliard. Paralelisht, nuk janë ndalur në asnjë moment trajnimet, stërvitjet në përputhje me mekanizmin europian të mbrojtjes civile.

Edhe kreun i Emergjencave Civile Haki Çako deklaroi se të gjitha strukturat kanë mekanizmat për të përballuar zjarret, pasi korriku dhe gushti dihet që krijojnë situata të jashtëzakonshme.

Poll



Source link

Scroll to Top