Seanca gjyqësore, OEK: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset

Sot, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në lidhje me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, gjatë seancës ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut nuk ka respektuar ligjin dhe direktivat evropiane, duke shkaktuar dëme materiale për komunitetin e bizneseve.
Ai tha se vendimet e ZRRE-së kanë favorizuar operatorë të caktuar privatë dhe nuk kanë garantuar konkurrencën reale dhe furnizimin e duhur me energji elektrike për konsumatorët.
Ndërkaq, pas seancës është deklaruar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Fakte të paqëndrueshme dhe vendime që nuk përputhen me ligjin dhe direktivat e BE-së kanë ndikuar drejtpërdrejt në bizneset e Kosovës. Ne besojmë se Gjykata Supreme do të shqyrtojë të gjitha provat dhe do të vendosë një vendim të drejtë, që mbron interesat e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.
Nga OEK kanë shprehur besimin se drejtësia do të mbrojë komunitetin e biznesit dhe do të sigurojë që proceset e liberalizimit të tregut të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe parimet e transparencës dhe konkurrencës së drejtë. /Telegrafi/
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme







