“S’e njoh lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”! Manja ironizon opozitën: E keni kthyer Avokatin e Popullit në vend pune!


"S'e njoh lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut"! Manja

ulsi manja

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherësh dhe deputet i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, i është drejtuar me tone të ashpra opozitës pas tërheqjes së firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit. Nga foltorja e Kuvendit, Manja ka akuzuar opozitën për tërheqjen e firmave jashtë afateve proceduriale, pasi sipas tij, bie ndesh me zbatimin e vendimin të Komisionit që miratoi listën me 26 kandidatë. 

“Unë e kuptoj se gjithçka që u tha deri tani është qëndrim dhe arsyetim politik. Kjo nuk do të thotë se arsyetimet politike mund të mbivendoset mbi ato ligjore dhe procedurale. Unë jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së AP sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, i cili ka pasur këtë bazë ligjore, kushtetutën. Kemi shpallur afatin 20 ditor që është shprehja e interesit, pas 20 ditësh kemi marrë 26 kandidatura, pastaj i kemi verifikuar. Më 12 dhe 13 nëntor komisioni i ka dëgjuar të 26 kandidatët. Meqë 17 nëntor komisioni ka miratuar listën me 26 kandidatë që sipas vlerësimin plotësonin kushtet për të qenë kandidat. Kemi thënë që deri më 2 dhjetor kandidatët të mbledhin firmat. Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos”, tha Manja.

Më tej, Manja ka ironizuar qëndrimin e opozitës për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sipas Manjss argumentet e opozitës për tërheqjen e firmave janë justifikime, duke iu thënë: ‘Nuk e di se kush është lepuri i Surrelit, dhe as ujku i Cërrikut’.

“Ju thoni jemi tërhequr se jemi bërë pishman se nuk votojmë lepurin e Surrelit. Ju thoni nuk votoni lepurin e Surrelit, unë në këtë listë nuk e di kush është as lepuri i Surrelit as ujku i Cërrikut. Ju tani doni të zhbëni gjithë procesin për të mbledhur firmat në kafe. Tani ndajeni mendjen jeni opozita e Shqipërisë apo partia e klubit?”, tha Manja.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top