TIRANË- Debati brenda Partisë Demokratike është përshkallëzuar pas përjashtimit të ish-deputetit Ervin Salianji nga gara për kreun e PD-së, pak ditë më parë kur u bënë aplikimet e kandidatëve. Që prej zhvillimeve të fundit brenda partisë, Salianji nuk i ka ndalur reagimet me tone ironike dhe kritike ndaj kësaj force politike dhe kreut të saj aktual, Sali Berisha.
Një ditë më parë, Salianji deklaroi se veprimtaria e tij 5-mujore kishte ‘tronditur sistemin e kalbur dhe ringjallur shpresën’. Salianji e bëri këtë reagim në një postim në rrejte sociale, teksa ndau edhe pamje nga takimet e tij nëpër qytete të Shqipërisë. Salianji shkruan krahas videos se në 5 muaj kanë arritur të bëjnë atë që të tjerët sipas tij nuk e kanë bërë në 36 vite.
“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë! Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër! Gjithmonë me demokratët. Mirënjohje”, shkruante Salianji.
Por, këtë herë, në përgjigje të Salianjit, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Përmes një postimi në rrjete sociale, Noka e akuzon Salianjin se prej muajsh po sulmon opozitën dhe liderin e saj, ndërsa sipas tij, ai s’ka lëshuar asnjë sulm apo kritikë ndaj Ramës.
“Humor alla Babale
Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe #PD. Asnjë gërmë e jo fjalë
kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin
E tronditi duke i shërbyer
Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.”, shkruan Noka.
I menjëhershëm ishte edhe përgjigja e Salianjit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji e akuzoi Nokën dhe zyrtarë të tjerë të PD-së për servilizëm dhe mungesë guximi, duke e cilësuar partinë si një “fabrikë ku shpërblehet servilizmi”.
Postimi i Salianjit:
Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.
Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.
Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!
Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.
Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.
Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!



