TIRANË- Debatit për rritjen e pagave mes gjyqtarëve dhe kryeministrit Edi Rama, i është bashkuar edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm. Në fakt, debati ka marrë përmasa të tjera, tashmë në fokus u vendos ‘mosha’ e shoqatës së prokurorëve.
Shoqata e Prokurorëve u rreshtua në anën e Shoqatës së Gjyqtarëve, një qëndrim që kreu i qeverisë e quajti absurd dhe ironizoi duke theksuar sipas tij, se kjo shoqatë akoma nuk është e regjistruar sipas ligjit. Por, kësaj deklarate i është ‘përgjigjur’ në distancë gazetarja Klodiana Lala, e cila ka publikuar dokumentin e regjistrimit në një postim në rrjete sociale, teksa shkruan: “Sapo genjeu serish mbreti lakuriq!”.
Reagimet nuk mbyllen me kaq. Përmes një postimi tjetër në vijimin e reagimeve, Rama ka bërë një tjetër reagim, këtë herë për gazetare. “Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve”, nis shkrimin kreu i qeverisë, teksa kërkon të sqarojë më tejë se nuk pati qëllim të thumbonte shoqatën e prokurorëve. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama shprehet se qëillimi i vetëm ishte ilustronte ‘moshën fare të njomë të shoqatës’.
“Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkesh e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës. Ndërkohë dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”, shkruan Rama në “X”.
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkesh e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë????
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” -…— Edi Rama (@ediramaal) February 4, 2026
Rritja e pagave për gjyqtarët është kthyer në një debat që vijon me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe Shoqatës së Gjyqtarëve. Kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar absurde dhe të papranueshme kërkesën e tyre, pasi sipas tij, gjyqtarët në Shqipëri janë më të paguar se në vende të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi./ZËRI



