“Sanksione për ata që s’informojnë brenda afatit kohor”, Rama: “S’do falen” as ministra e deputetë…


“Sanksione për ata që s’informojnë brenda afatit

edi rama

TIRANË- Në konferencën e VII për të Drejtën e Informimit, Rama deklaroi se Shqipëria ka qasje të hapur ndaj informimit. Në tryezën e përbashkët me ndërkombëtarët për të drejtën e informimit, Rama njoftoi sanksione për autoritetet e larta institucionave për vonesë të informacionit brenda kuadrit kohor të përcaktuar. Këtyre sanksioneve sipas Ramës, nuk do u shpëtojnë as ministrat dhe deputetët. 

“Për të qenë transparentë, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje, po aq sa mund t’i bëja një institucioni të pavarur, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për tu përgjigjur. Dita e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione, kështu thotë ligji, duhet sanksionuar autoriteti përgjegjës. Kush ministër nuk jep informacion zyrtar brenda afatit, duhet të sanksionohet. Unë besoj tek sanksionet, sepse në fund të ditës nuk janë kot dhe unë nuk besoj te vetërregullimi i shqiptarëve, grekëve, ballkanasve, italianëve etj, Nuk besoj te vetërregullimi”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top